Vera sapo ka nisur dhe lëkura e nxirë na intrigon.

Mirëpo, sa të sigurta janë metodat që ne përdorim për t’u nxirë apo produktet farmaceutike për nxirje?

Dermatologia Erjona Shehu ishte e ftuar në “Wake up” ku foli për mbrojtjen e lëkurës kundër rrezeve UV dhe tendencën për nxirje të shpejtë të lëkurës gjatë verës.

Ajo u shpreh se vajrat nxirës janë një alternativë e mirë, krahasuar me metodat “shtëpiake” si vaji i ullirit me karotë, megjithatë, vajrat apo kremrat nxirës nuk sigurojnë mbrojtjen ideale.

Duke parë tendencën që kanë njerëzit për t’u nxirë, sepse duken estetikisht më bukur, u mendua nga industria farmaceutike dhe u krijuan vajrat dhe kremrat nxirës me faktorë mbrojtës. Megjithatë, ato nuk e sigurojnë mbrojtjen ideale. Por, janë më mirë sesa vaji i ullirit me karotë, që shkakton djegie dhe masakron lëkurën, - u shpreh ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Wake Up në Top Channel (@wakeup_topchannel)