E dëgjuat para disa ditëve Mozzik kur tha se i ka shkruar të dashurës së tij Lotinës prej kohësh? Në një intervistë ai deklaroi se "Lotinës unë i kam shkruar prej kohësh. Prej kohësh i kam shkruar, domethënë që pasqyron një pëlqim timin të bukur, të vjetër. Më pas si kanë ardhur ujërat e jetës, kanë ardhur në mënyrën më të mirë dhe më të sinqertë, më të drejtë, thjesht kanë ardhur. Jam shumë i lumtur në këtë pjesë.”

Dhe nuk ka gënjyer. Madje, së fundmi ka publikuar edhe mesazhet që i ka shkruar asaj në Instagram 5 vite më parë në 2019. Përmes disa Instastory, reperi ka punlikuar me screenshot, disa reply që i ka bërë në Instastory. Fillimisht një emoji me puthje e më pas disa kavanoza me mjaltë.

Gjithsesi, Lotina nuk i ka kthyer asnjë përgjigje asokohe. 

Ai ka ndarë po ashtu edhe një screenshot që tregon se Lotina ka pëlqyer një meme për të, po në 2019.

Kujtojmë se Mozzik e konsideroi Lotinën 'gjënë më të bukur që i ka ndodhur në jetë'. Madje, i dedikoi edhe një këngë në albumin e tij të ri 'Mërgimstar'. 

Çfarë është shkruar për ju, do vijë te ju siç thotë populli.?