Me Class Explore ju do të merrni ndjesinë e 24 orëve në Dhërmi!

Ne kemi përzgjedhur disa destinacione të cilat krijojnë një eksperiencë të këndshme dhe ju lehtësojnë zgjedhjet nëse bëni plane në minutat e fundit.

Nisemi! 

Zgjodhëm kompaninë Merr Taxi, për udhëtimin nga Tirana në Dhërmi! Një komoditet maksimal me makinat Tesla, që janë një risi e kësaj kompanie. Ju mund të shijoni pamjet magjepsëse të Llogarasë duke qendruar në rehatinë që të jep Tesla. Merr Taxi përgjatë sezonit të verës ofron paketa të ndryshme udhëtimi me tarifa tepër të arsyeshme!

Qëndruam në Abonora Hotel, në një prej hotelet që u bë pjesë e artikullit Top Rated Hotels in Dhërmi nga Class Explore.

Abonora, e karakerizuar nga bardhësia dhe stili minimalist, i dominuar nga kashta dhe druri, ofron një pamje fantastike dhe shërbim të dedikuar në çdo moment të ditës.

Mëngjesi me produkte lokale, vetëm disa hapa larg bregut të detit, pishina e që ofron një pamje relaksuese, ku mund të kaloni orët e perëndimit.

Ne zgjodhëm që drekën ta konsumojmë në restorantin e tyre, pasi kuptuam që pjesë e kuzhinës ishte një nga Shefat më të njohur shqiptar, Bleri Dervishi, fitues i edicionit të dytë të garës së gatimit, Master Chef Albania. Pas shumë vitesh eksperience në Itali, Bleri është rikthyer në Shqipëri, duke u shfaqur me pasionin e tij për gatimin në destinacione të një standarti të lartë.

Pasta me lime dhe pistachio është një nga shijet që nuk duhet të humbisni.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Abonora (@abonora.drymades)

Orët e plazhit tek MORSI! Thjesht qejf!

Në kryeqytet të gjithë kanë dëgjuar për Morsin, me dy lokacione në zemër të Tiranës, me një stil trattoria dhe shije italiane.

Morsi në Dhërmi është një eksperiencë që çdokush duhet ta provojë!

Privatësi, gjelbërim, pamje mahnitëse, breg i gjerë, hapësirë, freski, ushqim i shijshëm, pije të veçanta, shërbim shumë miqësor....ekselent!

Ti shijon një pinsa ndëkohë që sheh përplasjen e dallgëve në shkëmbinjtë piktoreskë. Morsi karakterizohet nga një freski e këndshme edhe kur temperaturat janë tepër të larta.

Tipar dallues për Morsin janë klientët besnikë, pasi çdokush rikthehet pasi përjeton eksperiencën e mirë të ushqimit, vendodhjes dhe shërbimit të këndshëm!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Morsi Drimadhes (@morsidrimadhes)

Një adrenalinë në brigjet më të veçanta të jugut me Jayson Tours!

Me një nga gomonet më të rehatshme që mund të gjeni në bregdetin e Dhërmiut, Jayson Tours ju jep një eksperiencë frymëmarrëse. Do të keni mundësinë të hyni në shpellat më unike, si Shpella e Pëllumbave, të laheni në ujërat e kristaltë të plazhit të Gjipesë apo Jalës.

Me Jayson Tours ju mund të gjeni spotet më të fshehta dhe të paprekura të bregdetit Jon.

Me tarifa tepër ekonomike, kjo eksperiencë është must në 24 orë në Dhërmi!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Class Explore (@classexplore_)

Të gjithë e njohin destinacionin Havana, si një vend ku gjeni argëtim, plazhin komod, muzikën e mirë të shoqëruar me koktelie të veçanta nga bartendera profesionistë, ushqimin e mirë me shijen e detit. Por në guidën tonë ne zgjodhëm të përfshijmë Azul by Havana, një restorant fine dining.

Duke hyrë në Azul, ju mbështilleni menjëherë nga një atmosferë elegante dhe të sofistikuar. Ndriçimi i ngrohtë nxjerrë në pah tavolinat e shtruara bukur, të cilat karakterizohen nga aksesorë të një cilësie të lartë.

Shefi i sallës, mikpritës, i veshur në një mënyrë të përsosur, të shoqëron drejt tavolinës, duke patur një vëmendje të pametë ndaj detajeve përgjatë darkës.

Azul by Havana, arti i kuzhinës takon qetësinë e detit Jon.

Menuja ka një simfoni shijesh në menunë e Azul, të krijuar me përpikmueri nga Shefi i kuzhinës. Nga ushqimet e detit të freskëta deri te mishrat premium dhe prodhimet vendase, çdo pjatë është një dëshmi e përsosmërisë së kuzhinës dhe shërbimit.

Lista e verërave është e gjerë, duke ofruar një kombinim perfekt për çdo pjatë.

Stafi në Azul parashikon çdo nevojë tuajën me saktësi, duke siguruar që gota e verës dhe e ujit të jetë gjithnjë e mbushur dhe secila pjatë të shërbehet në momentin e duhur.

Ndërsa shijoni ëmbëlsirën, ju reflektoni mbi përvojën, e cila ju lë një ndjesi kënaqësie dhe dëshirë për t'u kthyer.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Azul by Havana (@azulbyhavana)

Qeflinjtë patjetër që kërkojnë ndër rreshta sugjerime për nightlife!

Lollipop është rikthyer në Palasë! Nuk ka nevojë për më shumë komente :)

Këtu mbyllim sugjerimet për 24 orë në Dhërmi nga Class Explore. Theksojmë që kemi përjetuar 100% eksperiencën në secilin nga destinacionet dhe e sugjerojmë për të gjithë ju që shfrytëzoni fundjavat për një arratisje në jug!