Në Tiranë...!
Vendi me energjinë më të madhe për turistët vendas dhe të huaj, ku gjeni kulturën, traditën, historinë, ushqimin e mirë, natyrën fushore apo malore, argëtimin, destinacione të sofistikuara, jetën e natës dhe njerëzit me më shumë alegri dhe pasion!
Që kur platforma e njohur Airbnb u bë e njohur më shumë se dhjetë vjet më parë, para çdo udhëtimi krijohet një konfuzion mbi zgjedhjen: Airbnb apo hotel.
Çdo opsion ofron një përvojë të ndryshme dhe zgjedhja ndikon ndjeshëm në cilësinë e përgjithshme të udhëtimit.
Këtu gjeni 3 apartamente Airbnb në tre zona të ndryshme të Tiranës, të përzgjedhura nga Class Exlpore, referuar përshtypjeve në platformat online si Booking.com.
New Bazaar Tirana, Capital Apartament dhe Liv Apartament ofrojnë një eksperincë ndryshe, por duke patur të përbashkët standartin, pastërtinë dhe komoditetin.
Capital Apartaments
Ndodhet në lagjen ikonë të kryeqytetit, tek '21 Dhjetori'. Një rrugë që ka dalje në çdo të rëndësishme të Tiranës.
Në një bisedë me Jurgenin, administratorin e Capital Apartaments, u njohëm dhe më një projekt interesant të quajtuar Travel Support, që shërben 'si një mik' për çdo turist!
Një platformë që ofron shërbim 24 orësh chat dhe komunikim në anglisht, italisht dhe polonisht për gjithçka që u nevojitet në Shqipëri. Për shembull, nëse keni nevojë për një makinë me qira, apartamente, guida të ndryshme, shërbime rimorkimi, ndihmë mjekësore, asistencë policore ose sugjerime paraprake për vendet që dëshironi të vizitoni.
Një mik virtual i cili do t'ju ndihmojë në çdo gjë bazuar në njohuritë e tij për vendin, ligjet dhe politikat. Fantastike!
Çfarë gjeni në Capital Apartaments?
Çdo gjë që ju duhet për t'u ndjerë si në shtëpi! Apartamentet 1+1, me dalje në ballkon që ofron një pamje të këndshme të kryeqytetit. Stili modern dhe i sofistikuar në të gjitha mobiljet. Në review-t që shfaqen në Booking mund të dallohet lehtësisht korrektësia e administratorit të apartamenteve.
Për të zbuluar më shumë për Capital Apartaments, klikoni këtu!
View this post on Instagram
New Bazaar Tirana
Vjosa dhe Buna janë oazi perfekt ku do të gjeni qetësi pas një dite të lodhshme duke eksploruar Tiranën.
Me vendodhje te Pazari i Ri, vetëm 4 min larg qendrës, çdo atraksion tjetër turistik që ofron kryeqyteti mund të arrihet në shume pak minuta ecje në kembë.
Këto hapësira elegante kanë gjithçka për t'ju bërë të ndiheni si në shtëpi.
Apartamentet janë rinovuar plotësisht dhe ambjentet janë konceptuar për të qënë sa me funksionale, me ngjyra që përçojnë ndjesi të mira dhe rifinitura e pajisje cilësore.
Gjatë ditës, apartamentet janë plot me diell e ndriçim natyral të bollshëm. Gjatë natës, ballkoni me pamje nga Pazari i ri kthehet në vendin perfekt për të shijuar një gote verë.
Çdo vizitor mikpritet dhe asistohet me shumë kenaqësi gjatë kohës së qëndrimit. Korrektësia është motoja. Atmosfera është ajo e duhura për të kaluar disa ditë fantastike, ju vetëm siguroheni të merrni veshjet e duhura për fotot e instagramit!
View this post on Instagram
Për të zbuluar më shumë për New Bazaar Tirana, klikoni këtu!
Capital Apartaments
Ndodhet në lagjen ikonë të kryeqytetit, tek '21 Dhjetori'. Një rrugë që ka dalje në çdo të rëndësishme të Tiranës.
Në një bisedë me Jurgenin, administratorin e Capital Apartaments, u njohëm dhe më një projekt interesant të quajtuar Travel Support, që shërben 'si një mik' për çdo turist!
Një platformë që ofron shërbim 24 orësh chat dhe komunikim në anglisht, italisht dhe polonisht për gjithçka që u nevojitet në Shqipëri. Për shembull, nëse keni nevojë për një makinë me qira, apartamente, guida të ndryshme, shërbime rimorkimi, ndihmë mjekësore, asistencë policore ose sugjerime paraprake për vendet që dëshironi të vizitoni.
Një mik virtual i cili do t'ju ndihmojë në çdo gjë bazuar në njohuritë e tij për vendin, ligjet dhe politikat. Fantastike!
Çfarë gjeni në Capital Apartaments?
Çdo gjë që ju duhet për t'u ndjerë si në shtëpi! Apartamentet 1+1, me dalje në ballkon që ofron një pamje të këndshme të kryeqytetit. Stili modern dhe i sofistikuar në të gjitha mobiljet. Në review-t që shfaqen në Booking mund të dallohet lehtësisht korrektësia e administratorit të apartamenteve.
Për të zbuluar më shumë për Capital Apartaments, klikoni këtu
Liv Apartaments
Jemi në Bulevardin e Ri, një nga zhvillimet më të reja dhe dinamike të kryeqytetit.
Një zonë e cila është projektuar duke pasur parasysh jetesën bashkëkohore dhe ofron akses në atraksionet më kryesore të qytetit.
Qëndrimi në Liv Apartament, me një dekor minimalist, me ngjyra tërheqëse dhe relaksuese, mund t'ju krijojë një eksperiencë të plotë, pavarsisht nëse jeni në një udhëtim pune apo turizmi.
Pasi vizituam këto apartamente ne zbuluam se Liv Apartaments, gjendej dhe në shumë zona të tjera të Tiranës dhe lajmi më i bukur është se nëse doni të kaloni disa pushime në jug të vendit, Liv ofron 8 vila në Palasë. Në magjinë e detit Jon, ju mund të përjetoni një eksperiencë të bukur verore me miqtë apo familjarët tuaj.
Për të zbuluar më shumë detaje rreth vilave klikoni këtu!
Çfarë gjeni në Liv Apartaments?
Një miks detajesh minimaliste dhe artistike! Hapësirën e relaksit, zonën e gatimit, krevatin e rehatshëm dhe çdo detaj që ju duhet për qëndrimit tuaj që do të kthehet në një eksperiencë të paharrueshme!
View this post on Instagram