Futbollisti Jack Grealish dhe e dashura e tij, Sasha Attwood, kanë njoftuar se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Çifti  e kanë ndarë lajmin në llogaritë e tyre në Instagram.

 “Bekimi më i madh i jetës”, shkruan Grealish në fotografinë e postuar duke përqafuar Attwood nga pas.

Attwood ka postuar të njëjtën fotografi me shkrimin: “Gjysma ime, gjysma juaj, më shumë se e bekuar”. Çifti janë njohur që kur ishin adoleshentë dhe janë rritur bashkë në Solihull, West Midlands.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jack Grealish (@jackgrealish)

Attwood është modele, ka punuar me marka të ndryshme duke përfshirë L’Oreal dhe Pretty Little Thing.

Ndërsa Grealish humbi mundësinë për t’u përzgjedhur për skuadrën përfundimtare të Anglisë me 26 lojtarë për Euro 2024. Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate tha se ndihej keq që la jashtë Grealish dhe të tjerët.