Thomas Strakosha, është zyrtarisht një lojtar i AEK-ut të Athinës. Njoftimi ka ardhur nga vetë klubi grek.
Portieri i Shqipërisë, ka firmosur një kontratë 5-vjeçare dhe është projektuar titullar në sezonin e ri. Kjo lëvizje vjen pas paraqitjeve të shkëlqyera, që lojtari tregoi me Shqipërinë në Europianin e kësaj vere.
Te klubi helen, “gardiani” kuqezi do të ketë më shumë minuta në dispozicion, diçka që i mungoi në aventurën e tij tek anglezët e Brentford.
Strakosha ka vendosur të largohet nga Premier League dhe do të vazhdojë karrierën në Greqi. 29-vjeçari ishte pjesë e Brentford nga viti 2022, kur u transferua nga italianët e Lazio-s.
Portieri shqiptar rikthehet të luajë në Greqi, aty ku e ka nisur edhe karrierën e tij si futbollist, pasi ka qenë pjesë e të rinjve të Panionios.