Përdorimi i freskueses është një zgjidhje për t’i shpëtuar të nxehtit, apo jo?
 
Me ardhjen e stinës së verës, temperaturat kanë filluar të rriten dhe do të jenë kështu për një periudhë disa javore. Në fakt, ekspertët kanë dhënë një njoftim për të nxehtin shëndetësor këtë javë, pasi temperaturat arrijnë 40 ° C.

Për më tepër, valët e të nxehtit janë gjithnjë e më në rritje për shkak të ndryshimeve klimatike dhe përqendrimeve më të larta të dioksidit të karbonit në atmosferë.

Kjo do të thotë se duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mbrohemi nga temperaturat e larta. Gjatë netëve të nxehta ne shikojmë si një zgjidhje kondicionerin ose freskuesen.
Por këtu mund të gabojmë sepse sipas një eksperti të quajtur Martin Seeley, CEO dhe eksperti i gjumit në MattressNextDay, u kërkon njerëzve që të marrin në konsideratë fikjen e freskueseve gjatë natës për të përmirësuar gjumin dhe për të përmirësuar shëndetin e tyre.

Ai ndan katër ndikime negative që përdorimi i freskueses gjatë natës mund të ketë në shëndetin tuaj, si edhe disa mënyra për të mposhtur nxehtësinë pa një të tillë.

Mund të shkaktojë ngurtësim të qafës ose dhimbje të muskujve.
Kjo për shkak se ajri i ftohtë i përqendruar mund t'i bëjë muskujt tuaj të tensionuar dhe me ngërç, duke ju shkaktuar edhe më shumë dhimbje.

Mund të shkaktojë alergji dhe astmë.
Natyrisht, kur freskuesja është e ndezur, ajo qarkullon ajrin nëpër dhomë. Si rrjedhojë mund të nxisë qakullimin e pluhurit, polenit dhe alergjenëve të tjerë.
 
Mund të shkaktojë mbingarkesë të ajrit
Nëse e mbani freskuesen të ndezur gjatë gjithë ditës, do të thajë ajrin për shkak të erës së tepërt.

Mund të japë sy të thatë dhe të shkaktojë irritim
Ajri i thatë gjithashtu mund të shkaktojë tharje të syve, gjë që mund të çojë në acarim. Kjo është edhe më e rëndësishme për ata që mbajnë lentet e kontaktit, sepse ato rrisin gjasat për tharje dhe acarime.