Aktori i njohur i Hollivudit, Cillian Murphy, ka mahnitur dhe të gjithë fansat me transformimin e tij të fundit, nga i cili nuk njihet aspak.

I gjithë ky ndryshim i aktorit vjen në sajë të filmit të tij të ardhshëm “Steve”.

Ylli i “Peaky Blinder” së fundmi është fotografuar i veshur me rroba të vjetra, një xhaketë shiu të ngritur mbi kokë dhe një kapuç të kuq.

Murphy u përpoq t’u fshihej kamerave por pamja e tij transformuese tashmë po bën xhiron e rrjetit.