Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj, të cilat kërkuan që t’i regjistronin dy fëmijët me të drejta mëmësie të barabarta.
Të dyja, pasi kurorëzuan martesën në një ceremoni në tarracën e Bashkisë së Tiranës, paditën zyrën e gjendjes civile pranë njësisë administrative numër dy dhe i kërkuan Gjykatës së Lartë që ta detyrojë t'i regjistrojë dy fëmijët me të drejta mëmësie të barabarta.
Gjykata e Lartë në vendimin e 16 korrikut 2024 iu përgjigj dy vajzave të komunitetit LGBT se kërkesa nuk është e bazuar në Kodin e Familjes.