Olsa Muhameti ka qenë një nga emrat më të lakuar në media vitet e fundit, si autore e disa programeve dhe sidomos me “Përputhen“.
Ditët e fundit në media u aludua se ajo nuk do jetë më pjesë e "Top Channel". Më pas, këto aludime u zbehën sepse u lajmërua sezoni i ri i “Për’puthen”. Mirëpo, ne po ju bëjmë me dije se sezoni i ri i emisionit të dashurisë nuk ka asnjë lidhje me emrin e Olsës, pasi ajo nuk do jetë më autore e tij. Dhe po, Olsa pas shumë vitesh largohet nga Top Channel.
Burime ekskluzive për “Revista Class” bëjnë me dije se ajo nis një aventurë të re në një televizion tjetër, në një vend tjetër. Në Kosovë.
Olsa ka nënshkruar një kontratë me “Klan Kosova”, ku burimet tona sërish na zbulojnë se do jetë producente e “Big Brother VIP Kosova”. Deri tani nuk ka asnjë lajmërim zyrtar, por nuk do vonojë shumë që gjithçka të zyrtrizohet.
Kujtojmë se këtë vit “Big Brother VIP Kosova” realizon sezonin e tretë dhe një emër tjetër që lidhet me të është ai i Arbana Osmanit. Vetë kjo e fundit tha në një intervistë pak ditë më parë se nuk ka asgjë konkrete.(KLIKO)
Ky është artikull ekskluziv i 'Revistës Class', që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Class” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.