“Mund të jetë Big Brother, mund të mos jetë Big Brother. Kjo nuk ka shumë rëndësi. E rëndësishme është që unë do rikthehem në ekran, aty ku shikuesit më duan.”- ishte kjo deklarata e Arbana Osmani pak ditë më parë në një intervistë, duke njoftuar rikthimin në ekran në sezonin e ri. (KLIKO)

Deri tani asnjë detaji. Partneri i saj në jetë dhe punë Eduart Grishaj foli për ‘një super spektakël’(KLIKO). Por, dilema e ndjekësve nuk është vetëm emisioni që do rikthejë Arbanën, por edhe logoja e televizionit.

Do jetë në Shqipëria apo në Kosovë? Nëse është në Shqipëri do qëndrojë në Top Channel apo do lëvizë diku tjetër?Ndjekësit e saj të vëmendshëm së fundmi kanë kapur një detaji që e kanë lidhur me të ardhmen e saj në ekran.

Një detaji jo domosdoshmërisht domethënës por mjaftueshëm për t’i bërë njerëzit të flasin.

Arbana ka ndarë një screen-record të telefonit të saj në një nga postimet në Instagram dhe njerëzit kanë vënë re menjëherë se ajo ka të shkuarkuar aplikacionin e TV Klan. Kaq ka mjaftuar të pyesin nëse kjo do të thotë se Arbana në sezonin e ri do jetë në një shtëpi të re televizive.

Pyetja mbetet ende pa përgjigje. Ndoshta Arbana e pëlqen programacionin e TV Klan dhe e ka shkarkuar për të mos humbur ndonjë program?