Aktorja dhe regjisorja e njohur Suela Bako, e ftuar së fundmi në Top Albania Radio ka folur për marrëdhënien me bashkëshortin, aktorin e njohur Romir Zalla.

E pyetur se si ndikon në marrdhënien e tyre fakti që ndajnë të njëjtin profesion, dhe a e ngatërrojnë ndonjëherë profesionin me bashkëjetesën.

Suela është përgjigjur: ” Ne sapo bëm bashkë 21-vite martesë, përpara këtyre 21 viteve ne kemi qënë disa vitë të tjera sëbashku, kështuqë mua më duket sikur Romiri është njeriu i parë dhe i fundit në botë, çdo eksperiencë e kam ndarë me të”.

Ajo shton se të dy ata përballen me të njetat probleme dhe është pikërisht mbështetja që i kanë dhënë njëri tjetrit ajo që i ka mbajtur për kaq shumë vite bashkë.

 

E pyetur për çelsin e suksesit të marrëdhënies se tyre si koleg dhe bashkëshortor aktorja u shpreh se secili prej nesh është vlerësuesi më objektiv dhe realist i tjetrit dhe ky është çelsi i suksesit.

Kujtojmë që nga kjo martesë 21-vjeçare e Sueles dhe Romirit kanë ardhur në jetë dy fëmijë që çifti i poston shpesh në rrjetet sociale.