Bebe Rexha vjen në Kosovë për herë të parë, për të performuar në Sunny Hill Festival në Prishtinë.
Presidentja, Vjosa Osmani, ka reaguar me një postim në Instagram, për ardhjen e Bebe Rexhës në Kosovë.
Në postimin e saj ajo shkruan: “Mirë se vjen në Kosovë, Bebe Rexha! Kosova është gjithnjë krenare me sukseset e secilit shqiptar, anekënd botës, të cilët janë kthyer në frymëzim për gjeneratat e reja”.
“Suksesi i Bebes është shembull i jashtëzakonshëm se çka mund të arrihet me punë e përkushtim! Në datat 25-28 korrik, Prishtina do të jetë nikoqire e yjeve më të suksesshme botërore në Sunny Hill Festival, përfshirë edhe @beberexha, e cila vjen për herë të parë në Kosovë”.
Ky postim tregon mbështetjen e presidentes Osmani për sukseset e artistëve shqiptarë dhe rëndësinë e ngjarjeve si Sunny Hill Festival, në ngritjen e profilit kulturor të Kosovës në skenën ndërkombëtare.