Jemi në SIN!
Një nga destinacionet më In në Green Coast, i cili ka tërhequr vemendjen e turistëve vendas dhe të huaj me arkitekturën dhe shërbimin që ofron. Sin kombinonon standartet më të larya të shërbimit me një atmosferë unike.
'Të mëkatosh' me të bukurën, natyrën, muzikën, detin, alkoolin dhe ushqimin e mirë!
Class Explore përjetoi një eksperiencë në Sin dhe nga kjo do të veçojmë disa 'mëkate'
kryesore:
Në Beach Bar
Nën ritmet e muzikës duket sikur shishet e pijeve 'kërcejnë' me njëra-tjetrën! Bartender-at me energjinë dhe shpejtësinë e tyre përballojnë në mënyrë perfekte dhe profesionale fluksin e njerëzve që shijojnë në temperaturat e larta një kokteil apo pije të ftohtë.
Natyrshëm ti ke dëshirën për të kërcyer dhe më pas për të hyrë sërish në detin e kristaltë!
Theksojmë se do të përballeni me shezlongët më të rehatshëm në Jug të vendit! Pasi të notoni në thellësi dhe të përjetoni pastërtinë absolute të detit Jon, ju mund të shijoni rrezet e diellit duke u ndjerë tërësisht të relaksuar!
View this post on Instagram
Të 'mëkatosh' në restorant
Duhet të veçojmë kuzhinën e shkëlqyer të SIN, që ofron një menu të pasur me përbërës cilësor.
Chef-i i talentuar dhe karizmatik sigurohet që çdo pjatë në SIN të jetë një eksperiencë gastronomike unike, duke i dhënë përparësi cilësisë dhe shijes.
Adhuruesit e sushit do të kenë një arsye më shumë se pse do dashurohen me këtë vend. :)
View this post on Instagram
Adrenalinë në SIN
Simboli i këtij vendi është statuja e Çezarit, e cila e sjell këtë personazh historik në një formë unike!
Çezari me atlete dhe kufje, i cili nëpërmjet show-t me drita puergjatë performancës së Dj, krijon një pamje fantastike dhe një eksperiencë të veçantë!
SIN është vendi që krijon evente dhe orë të gjata muzike dhe adrenaline me Dj më të njohur në nivel ndërkombëtar, siç është Roger Sanchez.
Ju duhen vetëm njerëzit e duhur!
Po tjetër, ku na mbeti mendja në SIN?
Pastërtia dhe aroma e mirë që ndjehej në çdo hapësirë! Pavarësisht fluksit dhe levizjes së njerëzve, ishte shumë e dallueshme puna e dedikuar tek pastërtia.
Njerëzit në SIN duken të gjithë të lumtur dhe të qeshur! Një tjetër fakt është që SIN është një destinacion që frekuntohet nga pushues që vlerësojnë standartin, cilësinë dhe argëtimin me partnerin, familjen apo miqtë!
Pasi ta vizitoni presim review-t tuaja në CLASS EXPLORE!