“Inside Out2” duket se po korr një sukses global, duke kaluar çdo pritshmëri. Doli në kinema gjatë muajt Qershor dhe deri më tani rezulton filmi i animuar më me shumë fitime i të gjitha kohrave.
Ky projekt kinematografik ka fituar 1.46 miliardë dollarë nga shitja e biletave duke tejkaluar fenomenin e Disney 2019 “Frozen 2”, i cili fitoi 1.45 miliardë dollarë në mbarë botën. Sidoqoftë, “Inside Out 2” nuk e ka rrëzuar ende nga froni projektin e famshëm të Disney-t të vitit 2019 të “The Lion King”, i cili fitoi 1.65 miliardë dollarë .
“Inside Out 2” thuhet se ka kushtuar rreth 200 milion dollarë për t’u bërë, pa përfshirë kostot shtesë si marketingu.
“Inside Out 2” është vazhdim i filmit të vitit 2015 që fokusohet tek emocionet e një vajze të re të quajtur Raili. Nëse në filmin e parë kishte të bënte me ndjenja si gëzimi, frika dhe zemërimi, filmi i ri trajton çështje të tilla si zilia dhe ankthi.
Suksesi i jashtëzakonshëm i filmit është një testament jo vetëm për krijimtarinë e ekipit të studios së animacionit Pixar, por edhe një shembull i ecurisë së filmit në më të mirën e tij.