Tenistja legjendare Billie Jean King dhe reperi Snoop Dogg u takuan në Paris me rastin e Lojërave Olimpike, në të cilat 52-vjeçari mori pjesë në stafetën e pishtarit.
Billie ka postuar në Instagram-in e saj me reperin dhe fotografia po bën xhiron e rrjetit.
Nëpërmjet Instagramit, 80-vjeçarja që ka shkruar historinë në tenis, ka postuar foto selfie që ka bërë me Dogg dhe në përshkrim ka treguar se çfarë kanë të përbashkët.
View this post on Instagram
"Kam takuar Snoop Dogg të pakrahasueshëm. Ne të dy u lindëm dhe u rritëm në Long Beach, Kaliforni dhe u diplomuam në shkollën e mesme Politeknike Long Beach. LBC përgjithmonë në zemrat tona", shkruan Billie.