Halsey ka folur për periudhën kur kuptoi se vuante nga një sëmundja e rëndë.
Përmes një postimi në Tumblr Halsey ka njoftuar se është penduar që është rikthyer në muzikë pasi fansat e kritikuan rikthimin e saj.
Halsey publikoi këngën e saj të re dhe videoklipin Lucky javën e kaluar.
Pasi u diagnostikua me lupus dhe një çrregullim të rrallë limfoproliferativ të qelizave T në vitin 2022, ylli i muzikës ishte i emocionuar që t'i kthehej muzikës. Por përgjigja që ka marrë deri tani për Lucky e ka bërë atë të pendohet për këtë vendim.
“Fansat e mi janë më të këqij për mua se çdo popull tjetër në planet”, ka shkruar ajo. "Nuk flas për të gjithë ju, sigurisht. Por dikur ishte vetëm një pakicë që ishte e tmerrshme për mua dhe tani duket si një shumicë", shkruan Hasley.
“Është e vështirë të duash të angazhohesh në një hapësirë ??që është plotësisht e lirë nga çdo mirësi, simpati, durim”, thotë ajo.
Ndër të tjera shkruan: "Nuk e njoh njeri. Për pak sa nuk e humba jetën... gjithçka që mund të mendoja ishte të përmirësohesha që të kthehesha dhe të bëhesha përsëri pjesë e muzikës, por as që e di më se çfarë është kjo dhe unë dua të zvarritem në një vrimë dhe jam penduar që jam kthyer."