"Deadpool & Wolverine" vazhdon të mbajë njerëzit të mbërthyer përpara ekraneve të kinemasë.
Vazhdimi i superheroit, me Ryan Reynolds dhe Hugh Jackman si personazhet e tyre të librit komik, po kalon shifrën e 550 milionë dollarëve në shifra globale.
Shitjet e biletave janë 261 milionë dollarë në Amerikën e Veriut dhe 284 milionë dollarë ndërkombëtarisht, duke e çuar shifrën e tyre në mbarë botën në 545.8 milionë dollarë pas vetëm pesë ditësh publikim.
Filmi po mbledh kaq shumë njerëz në kinema, dhe kjo na bën të besojmë se mund të ketë një mundësi që “Deadpool & Wolverine” jo vetëm të arrijë 1 miliard euro në arkat, por edhe të përpiqet të fitojë 2 miliardë euro.
Kjo do ta bënte atë filmin e parë me vlerësim R që arrin këtë numër. Nëse i kalon një miliard euro, do të hyjë në histori si filmi i parë me këtë vlerësim.