Cardi B ka bërë kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj, Offset, pas gjashtë vitesh martesë.

Ajo ka kërkuar kujdestarinë kryesore të dy fëmijëve të tyre, Kulture 5 vjeç dhe Wave 2 vjeç.

Sipas burimeve :“Ata janë ndarë, që është arsyeja kryesore pas vendimit të saj. Kjo është diçka të cilën ajo kishte kohë që e donte.”

Që prej fillimit të martesës së tyre, çifti janë përballur me thashetheme të vazhdueshme për tradhëti.

Këtë javë, Offset e gjeti veten në qendër të akuzave të reja për tradhëti pasi u pa publikisht me një grua me të cilën thuhet se kishte dalë më parë.

Pavarësisht mohimeve të tij, spekulimet vazhdojnë në rrjet.

Cardi B dhe Offset tani po fokusohen te dy fëmijët e tyre. Burimet tregojnë se shqetësimi i saj kryesor në divorc është sigurimi i kujdestarisë parësore të fëmijëve të tyre.

Për më tepër, ka pasur bujë rreth asaj se ajo mund të presë një fëmijë të tretë, megjithëse ajo ende nuk i ka adresuar këto thashetheme publikisht.