Gipsy King u krijua si grup rreth viteve‘ 70 në jug të Francës. Pjestarët e dy familjeve që bënin muzikë të ndarë u bashkuan dhe krijuan Bamboleo-n e famshme tani, një hit që i ka rezistuar kohës që vijon të kërcehet dhe të dhurojë lumturi.
Dy familjet ajo Baliardo dhe Reyes vendosën asokohe t’i jepnin zë së bashku ritmeve të kulturës sa spanjolle, po aq edhe lirisë së jetës si gipsy. Në atë kohë, Reyes dhe Manitas de Plata ishin një dyshe që shkaktoi popullarit etinpërinterpretimin e rumba flamenca (e njohur edhe si rumba spanjolle ose cigane). Kur Reyes u nda nga Manitas de Plata, ai krijoi një grup të përbërë nga djemtë e tij, të cilët i quajti Los Reyes (si edhe emri i tyre i familjes, reyes do të thotë "mbretër" në spanjisht).
Gipsy Kings fillimisht përbëhej nga dy familje prindërore: Reyes dhe Baliardo. Vëllezërit Reyes janë nipërit e Manitas de Plata. Vëllezërit Baliardo janë djemtë e tij. Në Tiranë, më 6 gusht 2024, në Spectapolis, në Stadiumin “Selman Stërmasi”mbërrijnë djemtë, ato që vijojnë të mbajnë ende emrin Gipsy Kings.
Hapin e parë drejt famës e morën në vitin 1987 kur Brigitte Bardot i ftoi në rezidencën e saj në Saint Tropez për një festë private. Pas interpretimit aty, për grupin nisën ofertat, regjistrimet, turret, fama dhe milionat.
Ishte viti 1900 kur Gipsy Kings fitoi për albumin Bamboleo, si grupi më i mirë i vitit. Në këtë album nuk ishte vetëm kënga e njohur Bamboleo, nga e cila mori tullin i gjithë albumi, por edhe hite të tjera si “Volare” “Baila me”, “DjobiDjoba”. Publikimet që nisën në Shtetet e Bashkuara në vitin 1989 dhe kaluan 40 javë në krye të klasifikimeve ende këndohen e kërcehen sot pas 35 vjetësh.
Sot Gipsy Kings vijojnë të performojnë kryesisht në spanjisht, por edhe duke përzier dialekte franceze jugore, duke ruajtur qëllimin e tyre të parë. Sepse megjithëse anëtarët e grupit kishin lindur në Francë, prindërit e tyre ishin kryesisht gitanos, romë spanjollë që u larguan nga Spanja gjatë Luftës Civile Spanjolle të viteve 1930. Ata janë të njohur për sjelljen e rumba flamenca, një muzikë e orientuar drejt pop-it që rrjedh larg nga muzika tradicionale e flamenkos, për audiencën në mbarë botën.
Grupi ia doli që edhe në vitin 2012 të vlerësohet me çmim për këngët. “Savor Flamenco”është albumi i fundit nga Gipsy Kings që vlerësohet në Grammy
Awards si Albumi më i mirë muzikor në botë (Best World Music Album). Nga kjo kohë dekada e fundit i ka nxjerrë gjithnjë e më shumë në skenë.
Kush është sot Diego Baliardodhe Gipsy Kings?
Diego Baliardo ka lindur në Montpelier të Francës në maj të vitit 1951. 73-vjeçari që vjen në Tiranë është djali i Manitas de Plata dhe vijon rrugëtimin artistik. Në Tiranë mbërrijnë sepse tashmë kënga “Bamboleo” që feston 35 vjtorin, po shëtit sërish botën. Gipsy Kings nga Diego Baliaodo është një turin e vet artistik vitin 2024 dhe nuk mund të mungonte në SPECTAPOLIS ku emra të mëdhenj të skenëns ndërkombëtare po bashkohen për ta mbushur kryeqytetin plot ritëm.
Ndaj mos e humbni mundësinë për të parë legjendat e muzikës LIVE. Në datën 6 gusht, bashkohuni me ne për një natë të paharrueshme të muzikës flamengo. Për të dëgjuar e kënduar bashkë me Gipsy Kings, hitet e tyre legjendaresi “Bamboléo”, “Volare”, “Amor mio”dhe shumë e shumë të tjera. Energjinë dhe ritmet e tyre të njohura botërisht mbërrijnë edhe në SPECTAPOLIS! Bëhuni si Brigitte Bardot dhe bashkojuni festës në stadiumin “Selman Stërmasi”. Siguroni biletat tuaja tani dhe përgatituni për një natë të mbushur me muzikë dhe kërcim!