Aktorja Blake Lively pranon se më në fund ka filluar ta vlerësojë emrin e saj të mesëm ndërsa diskutoi për të në një intervistë.

Teksa fliste për MTV UK për të promovuar filmin e saj të ri "It Ends with Us", me aktoren Isabela Ferrer, Lively zbuloi se vonë në jetë, kur u takua me burrin e saj Ryan Reynolds, mësoi ta donte emrin e dytë që i vuri nëna e saj.

Me siguri nuk e dinit që emri i saj i mesëm është Ellender. “Pra, unë gjithmonë e kam urryer atë,”-tha Blake gjatë intervistës, duke u ndalur për të parë kamerën dhe për të kërkuar falje nëse ka ndonjë Ellender që po e dëgjon.

“Por burri im e pëlqente atë emër, gjë që më bëri ta pëlqeja më shumë”, shton ajo.

Sipas Lively-t, Reynolds mendoi se emri unik i gruas së tij tingëllonte si ‘livando’, ndërsa Ferrer e lavdëroi emrin e saj të mesëm duke e quajtur atë “shumë elegant dhe të këndshëm”. Lively, teksa reflektonte për kujtimet dhe ngjarjet e preferuara gjatë vitit që lamë pas, veçoi një prej tyre, një udhëtim në Disneyland në Paris, momente të cilat ajo i ndau përmes një postimi në Instagram.