A e keni hasur ndonjëherë atë fenomenin ku nuk e keni dëgjuar kurrë një fjalë gjatë jetës suaj, dhe papritmas ajo është thjesht... kudo? Pikërisht kjo po ndodh me fjalën "demure" tani: Termi është bërë viral në TikTok falë krijueses Jools Lebron (e njohur në aplikacion si @joolieannie). Në shqip 'demure' përkthehet 'e përulur ose modeste'.

Nëse edhe ju dhe keni nevojë për ndihmë kur bëhet fjalë për zhargonin gjithmonë në zhvillim të TikTok-ut, mos kërkoni më tej; më poshtë gjeni gjithçka që duhet të dini për rritjen e "demure fall."

Nga erdhi termi "demure"?

Nga mendja e shkëlqyer e Lebron.

Në një video në TikTok të titulluar "Si të jesh e përulur(demure), modeste dhe respektuese në vendin e punës," influencerja shpjegon konceptin kështu: "E shihni si bëj grimin tim për punë? Shumë modeste. Shumë e kujdesshme. Nuk shkoj në punë me një makijazh të ekzagjeruar. Nuk dukem si një kloun kur shkoj në punë. Nuk bëj shumë. Jam shumë e kujdesshme kur jam në punë. E shihni si dukem shumë e prezantueshme? Siç erdha në intervistë, ashtu shkoj edhe në punë. Shumë prej jush vajza shkojnë në intervistë duke u dukur si Marge Simpson dhe shkojnë në punë duke u dukur si Patty dhe Selma. Jo demure. Jam shumë modeste. Jam shumë e kujdesshme.” 

Si u bë virale?

Ashtu si "brat girl summer" para saj, fenomeni "demure" u bë virale pasi 'migroi' nga TikTok në X dhe Instagram Reels. Fraza tashmë është bërë pjesë e zhargonit të internetit në ditët e fundit.

Çfarë dimë për Lebron?

Personi 'përgjegjës' për ndezjen e manisë "demure" është një influencuese trans, e njohur në TikTok për tutorialet e saj të makijazhit dhe koleksionet epike të Bratz dhe American Girl Doll. Lebron ka përmendur që ka marrë frymëzim nga "divat e përulura që kanë ardhur para saj," si ylli i "Paris Is Burning," Venus Xtravaganza.

Ajo gjithashtu ndau, në një TikTok të postuar më 14 gusht, se videot e saj virale “demure” i kishin ndryshuar jetën. "Një ditë po luaja si kasiere dhe bëja video gjatë pushimit," tha Lebron, "dhe tani po fluturoj nëpër vend për të organizuar evente dhe do të jem në gjendje të financoj pjesën tjetër të tranzicionit tim."

Pse po 'përqafohet kaq shumë' kjo frazë?

Është e vështirë të mos e shohësh rritjen e "demure" si një lloj reagimi ndaj konotacioneve të "bratcore" të Charli XCX. (Ju kujtohet buqeta e cigareve që Rosalía i solli Charli-t për ditëlindje? Kjo ishte brat, por gjithashtu... paksa demure.) Fraza gjithmonë jepet me një nuancë sarkazme, ashtu si kur Lebron udhëzon ndjekësit e saj për "si të jesh demure në shfaqjen e drag," por ka diçka qesharake në shtresimin e një elegance të imagjinuar mbi zgjedhjet tona më kapricoze dhe neon në mediat sociale.

@underthedesknews Voting.. very demure ???? heard yall wanted a @Kamala HQ cut #uspolitics #vote #demure #verydemure ? original sound - Jools Lebron