Mbrëmja e së dielës, më 18 gusht, do të mbetet e paharrueshme për të gjithë ata që ishin të pranishëm në BATOS, Marina Bay Resort. Arsyeja? Një nga legjendat më të mëdha të muzikës elektronike, Steve Aoki, solli një performancë magjepsëse që i elektrizoi të gjithë. Atmosfera ishte e mbushur me energji dhe ritmet e fuqishme të Aoki-t bënë që të gjithë të kërcenin deri në agim.
Megjithatë, ajo që e bëri këtë ngjarje edhe më të veçantë është fakti që vetë Steve Aoki duket se u dashurua me Marina Bay Resort. Një nga emrat më të mëdhenj në skenën ndërkombëtare, ai nuk ngurroi të shprehë adhurimin e tij për këtë vend të mrekullueshëm në Shqipëri. Aoki ndau në Instagram disa foto nga resorti, duke treguar se Marina Bay ka lënë një përshtypje të jashtëzakonshme tek artisti.
Marina Bay Resort & Casino, e njohur për standardet e larta po e pozicionon veten si një nga destinacionet më të kërkuara në rajon.
Ky event ishte vetëm një nga shembujt e suksesit që Marina Bay Resort ka arritur, duke sjellë artistë të klasit botëror dhe duke ofruar përvoja që nuk harrohen lehtë. Për të gjithë ata që kërkojnë një eksperiencë unike, Marina Bay është vendi ku cilësia, natyra dhe argëtimi bashkohen në mënyrë perfekte. Dhe siç tregojnë postimet e Steve Aoki-t, ky vend mbetet një nga perlat e fshehura të Shqipërisë që çdo vizitor duhet ta zbulojë.
View this post on Instagram