Moderatori Alaudin Hamiti ka nxitur sërish aludime mbi prezantimin e edicionin e ri të 'Big Brother VIP Kosova' me një postim misterioz në Instagram.
Në një Story të publikuar në llogarinë e tij në Instagram, Hamiti është shfaqur pranë një syri të ngjashëm me atë të logos së 'Big Brother', me mbishkrimin “Kush po na vëzhgon?”.
Ky postim ka ngritur spekulime se Hamiti mund të kthehet si prezantues i këtij formati televiziv.
Edhe pse ky veprim ka nxitur diskutime, ende nuk ka një konfirmim zyrtar për rolin e tij në edicionin e tretë të BBVK.
Ndërkohë, ka pasur thashetheme se Arbana Osmani dhe Kiara Tito do të jenë prezantueset e mundshme të këtij edicioni.
Do të duhet të presim deri në fillimin e sezonit të ri për të zbuluar se kush do të jetë në krye të këtij formati popullor.