Loredana Zefi, reperja e njohur shqiptare, feston sot ditëlindjen e saj. Në mes të urimeve të shumta nga miq dhe ndjekës në rrjetet sociale, një mesazh veçanërisht i ëmbël ka ardhur nga i dashuri i saj, futbollisti gjerman, Karim Adeyemi.
Adeyemi ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar të dashurën e tij, duke e shkruar mesazhin në shqip. Ai e ka quajtur Loredanën "shoqja ime më e mirë dhe nuse”.
"Gëzuar ditëlindjen, shoqja ime më e mire dhe nuse. Të dua më së shumti në botë," shkroi ai në Instagram, duke shfaqur publikisht ndjenjat e tij të sinqerta për Loredanën.
Ky gjest i ka ngrohur zemrat e fansave të çiftit, duke treguar edhe një herë lidhjen e fortë që kanë së bashku.