Gazetari dhe moderatori i njohur Drini Zeqo është rikthyer në ekranin e Tv Klan në rolin e tij të preferuar, atë të prezantuesit të lajmeve. Në një njoftim të bërë përmes një postimi në Instagram, Drini ka konfirmuar se çdo ditë në orën 19:30 do të jetë në ekran, duke sjellë edicionin kryesor të lajmeve për të gjithë teleshikuesit.
"Si në shtëpi, në Klan, në edicionin kryesor në 19:30 do të shihemi çdo mbrëmje. Projekte të reja janë rrugës. Këtë sezon bëhen 25 vite angazhim me kohë të plotë në televizion. Kush bën përditë televizion, e di sfidën për të mos e humbur asnjëherë ekranin. I gjithë motivi im, në fakt, jeni ju që më ndiqni dhe familja ime. Mirënjohje për të gjithë kolegët e vjetër dhe të rinj,” shkroi Zeqo në postimin e tij në Instagram.
View this post on Instagram