Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Mario Mitaj, ka bërë një lëvizje të rëndësishme në karrierën e tij, duke u transferuar zyrtarisht te Al Ittihad në Arabinë Saudite. Ky transferim përfaqëson një hap të ri për Mitajn, i cili vendosi të largohet nga Lokomotiva Moskë pas interesimeve nga klube të njohura si Juventus, klube franceze dhe turke.

Al Ittihad ka njoftuar zyrtarisht afrimin e Mitajt, që do të bashkohet me një listë yjesh europianë, përfshirë Ngolo Kante dhe Karim Benzema. Transferimi u menaxhua nga agjenti i tij, Silvio Pagliari, dhe përfshin një huazim me vlerë 1 milion e 200 mijë euro, me mundësinë e blerjes për 5 milionë euro.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ???? ??????? ??????? (@ittihadclub.sa)

Ky transferim shënon një moment të ri në karrierën e Mitajt dhe një përforcim të rëndësishëm për Al Ittihad, që synon të forcojë skuadrën e tij me lojtarë të klasit botëror.