Olsa Muhameti ka qenë një nga emrat më të lakuar në media vitet e fundit, si autore e disa programeve dhe sidomos me “Përputhen“.

Pas shumë vitesh ajo nuk do jetë më pjesë e "Top Channel". Sikundër 'Revista Class' raportoi para disa javësh, Olsa nis një aventurë të re në një televizion tjetër, në një vend tjetër. Në Kosovë. 

Olsa ka nënshkruar një kontratë me “Klan Kosova”, ku burimet tona na zbuluan se do jetë producente e “Big Brother VIP Kosova”. Dhe tani ka ardhur edhe një lajmërim zyrtar.

Lajmi u zyrtarizua përmes faqes zyrtare të Big Brother VIP Kosova në Instagram. "Olsa Muhameti Producente Ekzekutive e Big Brother VIP Kosova 3 Bëhuni gati për një aventurë televizive që do të tejkalojë çdo pritshmëri!"-shkruhej në njoftim.

Për 'Big Brother VIP Kosova' është përfolur shumë këtë vit. Formati realizon sezonin e tretë dhe një emër tjetër që lidhet me të është ai i Arbana Osmanit. Vetë kjo e fundit tha në një intervistë se nuk ka asgjë konkrete.(KLIKO) Po ashtu, disa media kanë raportuar se Luizi Ejlli do të jetë producenti i këtij edicioni dhe se Kiara do ishte moderatore. Pjesa e parë e kësaj teorie tani bie poshtë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)