Ditën e djeshme, profili zyrtar kushtuar 'Topit të Artë' (Ballon d'Or) ka publikuar listën e emrave zyrtarë të atyre që më 28 tetor 2024 do të udhëtojnë drejt brigjeve të Senës në Theatre du Châtelet në Paris për të marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të çmimit të lakmuar të futbollit, i dhënë nga 'France Football' për lojtarin më të mirë në sezonin e kaluar sportiv.

Krahas prezantimit të dy kategorive të reja: trofeu i trajnerit të vitit dhe trofeu i trajneres femër të vitit, ajo që bie menjëherë në sy është edhe mungesa e disa emrave të rëndësishëm në botën e futbollit. Emrat e atyre që në vitet e kaluara mundën të bënin ndryshimin dhe të hynin përgjithmonë në histori. Për herë të parë që nga viti 2003, në fakt, të dy Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi përjashtohen nga lista e kandidatëve për të fituar çmimin e lakmuar, duke shënuar kështu përfundimisht fundin e një epoke të madhe futbolli dhe duke i lënë vendin në mënyrë indirekte një brezi të ri fenomenesh. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ballon d’Or (@ballondorofficial)

Fituesi i pesë Topave të Artë, Cristiano Ronaldo tashmë kishte mbetur jashtë listës së fituesve të mundshëm në edicionin e kaluar. Rivali i përjetshëm Leo Messi, megjithatë, vetëm vitin e kaluar mori Topin e tetë të Artë në karrierën e tij.