Dominique P., një pensionist francez i moshës 71 vjeçare, ka fshehur për një dekadë një sekret të tmerrshëm pas një imazhi publik të papërlyer. Ndërmjet 2011 dhe 2020, ai ka përdorur pilula gjumi dhe anxiolitikë për të droguar bashkëshorten e tij, Gisele, 72 vjeçare, dhe më pas ka abuzuar seksualisht me të, duke e bërë të njëjtën gjë përmes rekrutimit të personave të tjerë ndërsa ajo ishte e pavetëdijshme. Abuzimet janë kryer kryesisht në shtëpinë e çiftit në Mazan, një fshat të vogël me 6,000 banorë në jug të Provence.
Dominique P. dokumentonte dhe regjistronte abuzimet, përmes të cilave policia franceze identifikoi më shumë se 50 burra, të moshës nga 26 deri në 74 vjeç, të rekrutuar përmes një faqjeje për të rritur, të cilët dyshohet se janë bashkëpunëtorë të tij. Nëse dënohen, ata përballen me deri në 20 vjet burg për ngacmim të rëndë seksual. Të 18 nga 51 të akuzuarit, përfshirë Dominique P., janë tashmë në arrest shtëpie, ndërsa një është ende në arrati dhe do të gjykohet në mungesë. Fillimisht, hetuesit kishin identifikuar 54 të dyshuar, por një është ndarë nga jeta dhe dy të tjerë janë përjashtuar për mungesë provash.
Shumë të dyshuar thanë se mendonin se po ndihmonin një çift të lirë të jetonin fantazitë e tyre seksuale. Ata insistojnë se nuk po dhunonin viktimën, por gjithashtu bënin gjithçka për të mos e zgjuar atë. Gisele nuk ka qenë kurrë "e vetëdijshme" në video, por herë pas herë dëgjohej që të bërtiste.
Dominique P. kishte krijuar një dosje me mijëra foto dhe video të abuzimeve, të titulluar «abuzime», me nën-dosje për çdo burrë që kishte dhunuar Gisele, të cilët ishin etiketuar me pseudonime si «Chris i zjarrit», «Quentin», «Gaston», «David i zi».
Në dosje ishte zbuluar një listë fillestare me 11 kontakte të rekrutuar përmes Skype; hetuesit kanë kërkuar ndihmën e kompanisë amerikane për të gjurmuar adresat IP. Policia ka analizuar gjithashtu shumë telefonata dhe biseda online ndërmjet bashkëshortit dhe agresorëve të mundshëm të gruas së tij. «Je si unë, të pëlqen dhuna», i kishte thënë Dominique njërit prej tyre. Identifikimi i burrave pas numrave të telefonit ka kërkuar gati dy vjet. Ekipi i hetuesve ka përdorur gjithashtu një softuer për njohjen e fytyrave.
Dyshimi mbi jetën e dyfishtë të Dominique P. është zbuluar rastësisht kur ai u kap duke filmuar nën fundet e grave në një supermarket lokal. Kur policia i konfiskoi telefonin dhe kompjuterin, gjeti prova të dhunimeve. Një hetim u hap dhe bashkëshortja, vetëm atëherë, u informua për abuzimet që kishte përjetuar për gati dhjetë vjet. Procesi gjyqësor ka filluar të hënën.