Armando Broja u prezantua sot te Evertoni. Gjatë video së prezantimit Broja shfaqet i qeshur si dhe nuk harron të bëjë shqiponjën me dorë. Për faqen e klubit ai tha se i pëlqen të vrapojë dhe të ndihmojë ekipin.
"Mendoj se jam një lojtar mjaft i shpejtë. Më pëlqen të vrapoj dhe të jem agresiv. Natyrisht, më pëlqen të shënoj gola dhe dua të ndihmoj skuadrën në maksimum", tha Broja mes të tjerash.
View this post on Instagram
22-vjeçari kaloi në formë huazimi nga Chelsea për një sezon, teksa Everton ka të drejtën e blerjes në fundin e sezonit për 30 milionë euro.
Armando kishte një ftesë nga Kombëtarja për Ligën e Kombeve, por një dëmtim do e mbajë jashtë deri në tetor, kohë kur do jetë i gatshëm edhe për Everton.
View this post on Instagram