Shtëpia e njohur e modës “Ralph Lauren” zbuloi koleksionin e saj të veshjeve “Pranverë 2025” në një shfaqje speciale, me një pasarelë të e vendosur pranë shtëpisë stilistit të njohur amerikan.

Pjesë e veshjeve ishin koleksionet jo vetëm për femrat, por edhe për meshkujt dhe fëmijët.

Frymëzimi këtë herë ishte nga natyra me ngjyra që simbolizonin natyrën me qiej blu, oqeanet, por edhe fushat e gjelbra.

Nuk mungonin ngjyrat e gjalla në të gjitha linjat e kostumeve.

Këtë herë pati edhe një surprizë pasi u prezantua një çantë e re luksoze e të frymëzuar nga pasioni i vetë Lauren për makinat.


Pjesë e pasarelës ishin edhe modelet veterane Christy Turlington dhe Naomi Campbell.

Në rreshtat e parë të spektatorëve nuk kunguan disa të famshëm si këngëtari Usher apo dhe aktori Jude Law.

Java e Modës në New York do të zgjasë deri më 11 Shtator.