Ka nisur sot sezoni i ri shkollor 2024-2025 për 350 mijë nxënës në mbarë vendin, 28 mijë prej të cilëve ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

25 shkolla të reja hapin dyert për herë të parë për të pritur nxënësit e fëmijët në vitin e ri shkollor, si dhe 216 laborator të rinjtë.

Ky vit i ri arsimor vjen me investime dhe me risi të ndryshme. Duke nisur nga 9 shtatori, për nxënësit me nevoja të veçanta do të ketë 2100 mësues ndihmës, 200 më tepër se më 2023. Gjithashtu, 240 oficerë policie do të garantojnë sigurinë e nxënësve nëpër shkolla, 40 më shumë se vitin paraardhës.

Ministria e Arsimit dhe e Sportit ka vendosur që të shtojë edhe numrin e psikologëve dhe punonjësve socialë, duke e dërguar numrin e tyre në 850, 50 më tepër se viti i kaluar.