Reperi i njohur Ledri Vula është fotografuar gjatë pushimeve në “Folie Marine”. Por reperi ka qenë vetëm, por me të dashurën e tij të re e cila quhet Rina Zaiti.

Në foton e publikuar nga “Anabel Magazine”, çiftin është duke shijuar momente relaksi pranë detit, ulur pranë shkëmbinjve të plazhit.

Ledri duket se po kalon një periudhë pushimi dhe largimi nga angazhimet e shumta të karrierës së tij muzikore, duke u përqendruar tek momentet personale.

Sipas burimeve për "Anabel" ata janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin, u shijuar shoqërinë dhe relaksin.

Përpara lidhjes me Rina Zaitin, Ledri ka qenë në një marrëdhënie të gjatë me Sara Hoxhën, me të cilën kanë edhe një vajzë të quajtur Poem Blu. Edhe pse lidhja me Sarën ka përfunduar prej kohësh, dyshja kanë ruajtur marrëdhënie të mira për hir të vajzës së tyre.