Në një botë ku teknologjia dhe ekranet kanë pjesën më të madhe të vëmendjes së fëmijëve dhe të të rinjve, është e rëndësishme të theksohet roli vital i aktiviteteve fizike dhe sporteve në zhvillimin e tyre të përgjithshëm. "Çaçi Basket" është një shembull i shkëlqyer i një qender sportive që e ka marrë këtë mision. E themeluar në vitin 1998 nga Gazmend Çaçi, kjo qendër sportive ka ndihmuar në formimin e brezave të rinj basketbollistësh dhe në promovimin e sportit të basketbollit në Shqipëri.

Drejtuesi i kësaj qendre, Kujtim Çaçi, na tregoi në një intervistë mbi qasjen e adoleshntëve ndaj sportit, mënyrën se si "Çaçi Basket" ka krijuar një program të strukturuar dhe të përkushtuar për zhvillimin e talenteve të reja, duke ofruar një infrastrukturë moderne dhe trajnerë të kualifikuar.

1. Mund të na flisni pak për historinë e krijimit të "Çaçi Basket"? Çfarë ju frymëzoi të hapni këtë qendër sportive?

"Çaçi Basket" ka filluar që në vitin 1998, kur babai im, Gazmend Çaçi, nisi trajnimin e fëmijëve në shkollën "Emin Duraku", duke i transmetuar atyre pasionin e tij për basketbollin. Kjo dëshirë për të ndihmuar brezat e rinj të rriten përmes sportit ishte frymëzimi i parë për këtë iniciativë. Më pas, edhe unë, si fryt i kësaj pune dhe dashurie për basketbollin, vendosa ta drejtoj dhe ta zhvilloj më tej këtë projekt, duke e çuar përpara vizionin që babai im kishte filluar.

2. Si e vlerësoni interesin e prindërve dhe të rinjve për basketbollin në Shqipëri aktualisht?

Vitet e fundit, kemi vënë re një rritje të ndjeshme të interesit të prindërve dhe të rinjve për basketbollin, falë edhe përmirësimeve në infrastrukturën sportive dhe promovimit të vazhdueshëm të sportit. Prindërit kanë kuptuar rëndësinë e angazhimit të fëmijëve në aktivitete fizike, jo vetëm për t’u bërë sportistë profesionistë, por edhe për përfitimet që sjell basketbolli në zhvillimin e përgjithshëm të tyre. Falë investimeve të mëdha që janë bërë nga shteti shqiptar vitet e fundit për ambientet moderne sportive, si dhe projektit të Bashkisë Tiranë "Shkolla Qendër Komunitare", është rritur ndjeshëm interesi i prindërve për t'i përfshirë fëmijët e tyre në sport. Këto investime dhe projekte kanë krijuar mundësi të reja dhe infrastrukturë të përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve sportive, duke nxitur pjesëmarrjen e gjerë të fëmijëve në aktivitete të ndryshme fizike dhe edukative.

3. Si e shihni ndikimin e medias dhe teknologjisë në rritjen e interesit për sport te të rinjtë? A mendoni se këto mund të ndihmojnë në promovimin e sportit?

Media dhe teknologjia kanë një ndikim të madh, si pozitiv ashtu edhe negativ. Nga njëra anë, ato mund të tërheqin vëmendjen e të rinjve drejt sportit duke ofruar modele suksesi dhe histori frymëzuese. Nga ana tjetër, teknologjia i mban shumë të rinj të lidhur me ekranet, duke ndikuar në mungesën e aktivitetit fizik. Në qendrën tonë, ne përdorim rrjetet sociale për të promovuar aktivitetet tona dhe për t’i inkurajuar prindërit dhe fëmijët që të përfshihen në kurset tona të basketbollit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Çaçi Basket (@caci_basket)

4. Çfarë mund të bëhet për të rritur interesin dhe pjesëmarrjen e të rinjve në sport?

Edukimi është kyç. Duhet të bëjmë prindërit dhe fëmijët të kuptojnë përfitimet e sportit dhe të krijojmë mundësi të qasshme për të gjithë. Investimet në infrastrukturën sportive janë gjithashtu të rëndësishme, dhe ne, si qendër, po përpiqemi të ofrojmë ambiente sa më moderne dhe komode për stërvitje.

5. Si është strukturuar programi i trajnimit në qendrën tuaj?

Programi ynë i trajnimit është i ndarë sipas grupmoshave dhe nivelit të zhvillimit të secilit fëmijë. Fëmijët fillojnë të trajnohen që nga mosha 5-vjeçare dhe vazhdojnë deri në moshën 16-vjeçare. Trajnimet janë të organizuara në grupe, por kemi gjithmonë një qasje individuale për të punuar me pikat e dobëta të secilit. Ne përpiqemi të ndjekim zhvillimin gradual të çdo lojtari, duke i ofruar stërvitje të përshtatura me nevojat e tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Çaçi Basket (@caci_basket)

6. Çfarë lloj infrastrukture ofroni në qendrën tuaj?

Ne kemi ambiente të përshtatura për basketbollin me standarde moderne. Stërvitjet zhvillohen në palestër të pajisur mirë, dhe përpiqemi të krijojmë një ambient të sigurt dhe të këndshëm për fëmijët. Gjithashtu, bashkëpunojmë ngushtë me shkolla dhe organizata të tjera për të siguruar hapësira të përshtatshme për zhvillimin e ndeshjeve miqësore dhe aktiviteteve sportive.

7. Cili është roli i trajnerëve në qendrën tuaj dhe si i përzgjedhni ata?

Trajnerët janë një pjesë kyçe e suksesit tonë. Ne përzgjedhim trajnerë që kanë licencë të plotë dhe përvojë në basketboll, por mbi të gjitha, ata duhet të kenë dëshirën dhe pasionin për të punuar me fëmijët. Secili trajner fokusohet jo vetëm në aspektin teknik, por edhe në zhvillimin e karakterit të lojtarëve, duke i mësuar atyre disiplinën dhe përgjegjësinë.

8. Cilat janë disa nga përfitimet kryesore që një fëmijë mund të marrë duke u regjistruar në programet e "Çaçi Basket"?

Përfitimet janë të shumta. Përveçse mësojnë bazat e basketbollit dhe përmirësojnë aftësitë e tyre fizike, fëmijët zhvillojnë edhe disiplinë, vetëbesim dhe aftësi për të punuar në grup. Ata mësojnë të koordinojnë veprimet dhe të përballen me sfida si humbja dhe fitorja. Në mënyrë të veçantë, sporti i ndihmon ata të jenë më vigjilentë dhe të zhvillojnë ndjenjën e përgjegjësisë.

9. Si i përshtatni oraret dhe programet për të siguruar që nxënësit të kenë një balancë të mirë midis angazhimeve shkollore dhe aktiviteteve sportive?

Ne përpiqemi të ofrojmë orare fleksibël që përputhen me angazhimet shkollore të fëmijëve. Stërvitjet zhvillohen tri herë në javë, dhe kohët janë të përshtatshme për fëmijët që kanë angazhime shkollore, duke siguruar një balancë të mirë midis mësimeve dhe sportit.

10. Si e vlerësoni rëndësinë e sportit në zhvillimin e fëmijëve dhe adoleshentëve?

Sporti është i domosdoshëm për zhvillimin e një fëmije. Ai ndihmon në ndërtimin e një karakteri të fortë, zhvillon disiplina dhe rrit aftësitë sociale. Nëpërmjet basketbollit, fëmijët mësojnë të punojnë në grup, të respektojnë rregullat dhe të jenë të përgjegjshëm për veprimet e tyre. Këto janë aftësi që i shërbejnë atyre gjatë gjithë jetës.

11. Thua se regjistrimi i fëmijëve në kurset e "Çaçi Basket" është një investim në të ardhmen e tyre. Mund të na listosh disa arsye përse ky hap është i rëndësishëm?

Regjistrimi në "Çaçi Basket" është një investim në shëndetin dhe zhvillimin e përgjithshëm të fëmijës. Basketbolli i ndihmon fëmijët të jenë më të disiplinuar, të përmirësojnë aftësitë e tyre fizike dhe të zhvillojnë një mendësi të shëndetshme për sfidat që mund të hasin në jetë.

12. Çfarë mesazhi do t’i dërgonit prindërve për të inkurajuar fëmijët e tyre të angazhohen më shumë në sporte dhe aktivitete fizike?

Mesazhi im për prindërit do të ishte ky: Angazhimi i fëmijëve në sport nuk është thjesht një mundësi për ta zhvilluar fizikisht, por një investim në të ardhmen e tyre emocionale, sociale dhe mendore. Sporti i ndihmon ata të përvetësojnë aftësi jetësore si disiplina, përgjegjësia dhe puna në grup. Në një botë ku teknologjia shpesh dominon kohën e lirë, përfshirja në aktivitete fizike si basketbolli është një mënyrë e shëndetshme për t’i zhvilluar fëmijët në mënyrë të plotë dhe për t’i përgatitur për sfidat e jetës.