Reperi i njohur, Ledri Vula, ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë për shkak të spekulimeve se ka nisur një lidhje të re dashurie, rreth një vit pas ndarjes nga Sara Hoxha.
Në rrjet ka qarkulluar një foto ku Ledri shihet në jug të vendit me një vajzë të quajtur Rina Zaiti. Në foton e publikuar nga “Anabel”, ata shfaqen duke shijuar momente relaksi pranë detit, ulur pranë shkëmbinjve të plazhit.
Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është fakti që, vetëm një muaj më parë, Rina ka komentuar në postimet e Sarës, duke ngritur dyshime për një marrëdhënie të afërt mes dy vajzave.
Në një video të Sarës në TikTok, Rina ka shkruar: "Dy mama të bukura", koment që tani ka fituar peshë pas zbulimit të lidhjes së saj me Ledrin.