Showbiz-i shqiptar është përfshirë sërish nga thashethemet për një ndarje të bujshme. Këtë herë në qendër të vëmendjes janë balerinët e njohur Enada Hoxha dhe Gerd Vaso. Disa indikacione kanë ngritur dyshime se martesa e tyre shumëvjeçare mund të ketë marrë fund, megjithëse asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Çifti, i cili ka bashkëpunuar në skenë dhe ka ndarë një jetë së bashku, ka një djalë të quajtur Roan. Ndërkohë që nuk ka pasur reagime të drejtpërdrejta nga Enada dhe Gerdi për thashethemet e fundit, lëvizjet në rrjetet sociale kanë nxitur dyshime për një ndarje të mundshme.
Vlen të përmendet se Enada vazhdon të mbajë llogarinë e saj të “Instagram”-it me emrin “Enada Gerd Vaso”. Në të kundërt, Gerdi ka krijuar një llogari të re me emrin e tij, ku mungojnë fotot me Enadën.Ata nuk ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, megjithëse postimet e vjetra nuk janë fshirë.
Gjithsesi, për t’u dhënë fund spekulimeve, mbetet të dëgjojmë fjalën e fundit nga vetë Enada dhe Gerdi.