Hailey Bieber u shfaq më elegante se kurrë gjatë një daljeje me mikeshën e saj, Kylie Jenner, në Los Angeles – hera e parë që nga momenti kur ajo dhe bashkëshorti, Justin Bieber, njoftuan ardhjen në jetë të djalit të tyre, Jack Blues Bieber.
Për darkën e 9 shtatorit në Il Segreto Ristorante, Hailey veshi një xhaketë të Prada-s, çorape të bardha dhe ballerina të kuqe nga Jill Sander. Ajo e kompletoi veshjen me një çantë Yves Saint Laurent, ndërsa flokët i kishte kapur topuz.
View this post on Instagram
Megjithëse kjo ishte dalja e parë publike e Hailey pas lindjes së Jack Blues Bieber më 22 gusht, ajo ka ndarë disa momente të veçanta nga jeta e saj e re si nënë. Katër ditë pas njoftimit të lindjes, ajo postoi një video ku shihej duke parë një skenë simbolike nga filmi The Land Before Time, duke reflektuar mbi kapitullin e saj të ri në jetë.
Një javë më vonë, modelja tregoi edhe një aksesor të ri të veçantë që kishte blerë për të festuar fillimin e udhëtimit të saj si prind. Në një foto të postuar në Instagram Stories më 3 shtator, Hailey mbante një unazë ari, me shkronjat "MOM" të zbukuruara me gurë të ndritshëm.