Pas spekulimeve se Bora Zemani mund të mbetej jashtë programacionit të Top Channel këtë sezon, moderatorja e njohur ka konfirmuar rikthimin e saj me një format tërësisht të ri. Sipas spekulimeve të ndryshme, Zemani do të drejtojë një game show të ri që pritet të nisë çdo të dielë, duke sjellë një ndryshim nga programet e mëparshme që ka moderuar.

Lajmi për këtë format u nënkuptua fillimisht nga Lori Hoxha përmes një “Ask me a question” në Instagram, ku la të kuptohej se një game show do të vijë së shpejti në ekranin e Top Channel.

Nga ana tjetër, Bora ka nisur përgatitjet për emisionin, duke ndryshuar edhe pamjen e saj me një look të ri dhe një ngjyrë flokësh më të afërt me bjonden. Moderatorja ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa video ku shfaqet gjatë provave.