Sezoni i ri televiziv ka filluar me shumë risi, dhe një prej tyre ishte ndryshimi i moderatorëve të programit “Shqipëria Live”. Emisioni i riformatuar tani drejtohet nga Sidorela Gjoni, teksa prej 5 vitesh ishte nën moderimin e Erjona Rusit, e cila dy vitet e fundit bashkëmoderoi me Arjon Muçën.
Ky ndryshim ngjalli edhe spekulime se Erjona do të largohej nga Top Channel, gjë që rezulton e pavërtetë.
Siç nënkuptoi edhe në mbyllje të sezonit disa muaj më parë, Erjona Rusi do të vazhdojë të jetë pjesë e ekranit të Top Channel, tanimë me emisionin e saj të përjavshëm, “S’e luan Topi”, që transmetohet çdo të shtunë pasdite.
Përveçse moderatore, Erjona është edhe autore e këtij formati, i cili është konfirmuar nga vetë televizioni përmes një promoje të re.
View this post on Instagram