Në një kohë kur skena muzikore shqiptare po pret me padurim rikthimin e Flor Mumajesit, kantautori brilant na ka dhënë një tjetër shenjë misterioze, e cila ka lënë shumë vend për spekulime. Flori, një nga figurat më të shquara dhe të dashura të muzikës shqiptare, i befasoi të gjithë dy vite më parë kur fshiu pjesën më të madhe të këngëve të tij nga YouTube, duke tronditur fansat e tij besnikë.

Tani, ai ka bërë një hap të ri që ka tërhequr edhe më shumë vëmendje. “REVISTA CLASS” ka vënë re se të gjitha këngët e mbetura në kanalin e tij zyrtar janë zhdukur, duke e lënë YouTube-in e tij plotësisht bosh. Çfarë mund të nënkuptojë kjo?

Nëse kjo s’ishte mjaft intriguese, disa javë më parë Flori ndryshoi edhe foton e profilit në Instagram, duke vendosur vetëm dy fjalë: “Pak Flor.” Një mesazh i shkurtër, por plot peshë, që ka ndezur shpresën e ndjekësve të tij të panumërt për rikthim.

Disa zogj na kanë cicëruar se Flori prej kohësh po përgatit rikthimin, që nuk duket të jetë shumë i largët! Kaq për momentin. Stay tuned.


Ky është artikull ekskluziv i 'Revistës Class', që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Class” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.