Sfilata e prezantimit të koleksionit të ri të veshjeve për periudhën pranverë-verë 2025 për vajza dhe gra i shtëpisë së famshme franceze të modës Christian Dior ishte ndër hapëset e javës së modës në Paris.
Modelet prezantuan triko të gjata që marrin formën e fustaneve, kostume asimetrike dhe pantallona të zeza me vija të bardha.
Koleksioni i stilistes Maria Grazia Chiuri përfshin edhe këpucë të gjata të modelit gladiator dhe atlete, që lidhen deri në pjesën e sipërme.
Gjatë sfilatës, ra në sy prania e zonjës së parë të Francës, Brigitte Macron mes spektatorëve të zgjedhur.
Një tjetër sfilatë e ditës së parë të Javës së Modës së Parisit ishte ajo e stilistit zvicerian Kevin Germanier. Koleksioni i tij për vajza dhe gra pranverë-verë 2025 është i pakursyer në shkëlqime shumëngjyrëshe, diamantë dhe xhufka dhe që në pamje të parë të kujtojnë pallonjtë.
Java e Modës në Paris zgjat deri më 1 Tetor, përgjatë së cilës pritet të prezantohen të tjera koleksione të markave të famshme luksoze franceze të modës.