Në Amerikë, njerëzit e kanë barazuar prej kohësh kujdesin ndaj lëkurës me vetëkujdesin. Por rritja e "neurokozmetikës" shënon një përshkallëzim të ri në industri: Spërkatni produktin tonë në lëkurën tuaj dhe kjo do të ndryshojë trurin tuaj për mirë.
Kjo lloj retorike "bazohet nga parimi i vendosur që mirëqenia e lëkurës dhe trurit janë të ndërlidhura”.

Disa pretendime mbështeten nga kërkime si p.sh se si puçrrat dhe psoriaza mund të shpërthejnë me stresin, duke përkeqësuar potencialisht shëndetin e dobët mendor dhe duke ulur vetëvlerësimin. "Por, pranimi i lidhjes midis shëndetit mendor dhe dermatologjik është një perspektivë krejtësisht e ndryshme nga pretendimi që përbërësit aktivë në disa produkte të kujdesit të lëkurës mund të veprojnë drejtpërdrejt në sistemin nervor," shkruajnë ekspertët.??

Asnjë nga këto produkte të kujdesit të lëkurës nuk mund të ndikojnë në shëndetin mendor të njerëzve që i përdorin ato.

Psikologët kanë zbuluar se erërat, të tilla si livando dhe rozmarina, mund të kenë një efekt qetësues te njerëzit. “Por efekte të tilla kanë pak të bëjnë me përbërjen kimike të locionit” dhe nuk janë “ndërhyrje afatgjata për shëndetin mendor”.