Momente emocionale për një familje në Heraklion ku një gjyshe, 55 vjeç, është bërë 'nënë surrogatë' për hir të vajzës së saj duke sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm.
Ky është një nga rastet e rralla në Greqi ashtu dhe në mbarë botën.
Ngjarja është bërë e ditur nga mjeku gjinekolog-obstetër i “gjyshes surrogate”, me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Përpjekja e parë për transferimin e embrionit, siç raporton mjeku dështoi, por transferimi i dytë i embrionit ishte me sukses.
Gjyshja ia arriti qëllimit pasi ndoqi saktësisht atë që mjekët i kishin rekomanduar.
“Ishte shumë e vështirë por në fund ia dolëm. Gjyshja ishte një ushtare femër. Ajo ndoqi saktësisht atë që thamë dhe më në fund ia arritëm qëllimit. Lindi një djalë 3500 gramësh”, shkruan mjeku obstetër ndër të tjera në postimin e tij.