Loredana ka ndarë momentet emocionuese nga ndeshja e Champions League midis Borussia Dortmund dhe Celtic, ku i dashuri i saj, futbollisti Karim Adeyemi, shkëlqeu duke shënuar hat-trick.

Në këtë ndeshje, Loredana ishte në stadium, jo vetëm për të mbështetur Karim, por edhe për të forcuar lidhjen e saj me nënën e tij.

E buzëqeshur dhe me emocione, Loredana ishte ulur pranë nënës së Karim, të cilën e quajti "vjehërr". Në një postim të ndarë në rrjetet sociale, reperja u shfaq pranë saj, duke shkruar: "Vjehrra e lumtur, nusja e lumtur," pas ndeshjes duke treguar krenarinë që ndjen për të dashurin dhe performancën e tij të jashtëzakonshme.

Kjo duket se është vetëm fillimi i një marrëdhënieje që ka sjellë mjaft lumturi për të dyja palët.