Salsano Rrapi do të vazhdojë të jetë pjesë e programit të humorit "Portokalli".
Në emisionin "Ndryshe" me Salsano Rrapin dhe Elona Duron, të ftuar ishin aktorët dhe moderatorët e "Portokalli"-së, ku u diskutua edhe për pjesëmarrjen e Kiarës Tito si prezantuese, çka kishte ngritur dyshime për vendin e Salsanos.
Aktori Marin Orhanasi pyeti me humor nëse Salsano ishte larguar nga emisioni, dhe përgjigjja e Salsanos ishte një konfirmim i qartë se ai do të vazhdojë të jetë pjesë e programit, gati për një tjetër sezon të suksesshëm.
"Si qëndron e vërteta e këtyre thashethemeve", pyeti Marini Salsanon: Po më çojnë mesazh nga Librazhdi, e kanë hequr Salsanon nga puna?
Ja se si përgjigjet Salsano: "Çfarë kanë bërë? Më kanë hequr?"