Meriton Mjekiqi do të rikthehet në sezonin e ri televiziv me një program në ekranin e Top Channel, duke risjellë emisionin e tij të njohur të intervistave, i cili ka ndihmuar në zbulimin e shumë talenteve të reja në fushën e repit. Emisioni, i cili ka grumbulluar miliona shikime në YouTube, do të ketë tani një platformë më të madhe për të arritur audiencën televizive.

Meritoni ka ndarë disa detaje në rrjetet sociale, duke lënë të kuptohet për rikthimin e emisionit, por ende pa zbuluar informacione konkrete për nisjen e tij në ekranin e madh. 

Së fundmi, Meritoni përgënjeshtroi disa lajme të publikuara nga mediat, që pretendonin se ai ishte përfshirë në një aksident të rëndë. Ai siguroi fansat e tij se është me shëndet të plotë dhe po punon me përkushtim për përgatitjen e emisionit të tij.

Përveç angazhimit televiziv, Meritoni dhe partnerja e tij, Ilnisa, kanë njoftuar se po punojnë edhe për një projekt të përbashkët kinematografik.