Milaim Zeka do të jetë pjesë e Big Brother Vip Kosova në këtë edicon. Ai pritet të ulet në karrigen e një prej opinionistëve të këtij programi.
BBVK vjen me disa ndryshime sa i takon strukturës organizative këtë edicion. Kjo pasi produksionit i është bashkuar Olsa Muhameti në rolin e producentes ekzekutive.
Moderator vijojnë të mbeten Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi. Deri tani mes emrave që janë përfolur për t’u bërë pjesë e këtij formati janë Meda, Bashkim Sahiti, Mevlan Shaba, Diona Fona, Arbër Zeka etj.