Karim Adeyemi ishte padyshim lojtari i ndeshjes në fitoren e Dortmundit përballë Celtic. 7-1 fitoi klubi gjerman në Champions League dhe 3 gola u shënuan pikërisht prej Adeyemi.

Pas fitores ai fitoi dhe çmimin “Lojtari i ndeshjes” nga UEFA. Bashkë me të mori edhe topin e ndeshjes, për shkak të tripletës së shënuar.

Nuk mund të mungonte më pas një foto me topin e marrë. “Flm o bir”, shkruan në shqip Adejemi në postimin e tij, ku një prej firmave shoqërohet me “Ta ha zemrën”.

Sigurisht që lidhja e tij me shqipen nuk është e rastësishme, por vjen për shkak të partneres së tij shqiptare, këngëtares Loredana.