Telenovela e parë shqiptare “Njerëz dhe Fate” e mbajti të mbërthyer publikun, jo vetëm se ishte risi, por edhe për shkak të historisë që ajo kishte, duke pasqyruar realitetin shqiptar të asaj kohe.
Ishin vitet 2002-2003 kur, “Njerëz dhe Fate” mbërtheu para ekranit të gjithë shqiptarët. Historia tragjike e një familjeje shqiptare që përballej me vështirësitë e asaj kohe, si dhuna në familje, trafikimi apo droga, tërhoqi vëmendjen e shqiptarëve që hasnin të njëjtat probleme të asaj kohe.
View this post on Instagram
Pas 20 vitesh "Njerëz dhe Fate 2" po rikthehet sërish! Traileri sapo ka dalë dhe që nga 1 Nëntori do të jetë në të gjitha kinematë e rajonit.